Arrestohet i dyshuari për sulmin ndaj futbollistit 15-vjeçar në Obiliq

Arrestohet i dyshuari për sulmin ndaj futbollistit 15-vjeçar në Obiliq

[ad_1]


Policia e Kosovës ka arrestuar të shtunën personin e dyshuar për sulmin ndaj futbollistit 15-vjeçar të Fushë-Kosovës, Belgin Jashari.

I dyshuari, M.K. (i lindur në vitin 1978), dyshohet se ka sulmuar të miturin gjatë një ndeshjeje në Obiliq. Ai është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “sulm”.

Në lidhje me rastin, Policia kishte intervistuar edhe babanë e futbollistit.

Sulmi ndaj Belgin Jasharit, që i përket komunitetit ashkali, ka shkaktuar reagime të shumta publike. Presidentja Vjosa Osmani dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë kërkuar ndëshkim maksimal për autorin e dyshuar.

Ndërkohë, shumë qytetarë janë solidarizuar me Jasharin, duke e mbështetur atë në forma të ndryshme.


Kliko lajmet posht

Leave a Reply

turqisht.com