38 aksidente për një javë në Ferizaj, 13 konfiskime të patent-shoferëve

38 aksidente për një javë në Ferizaj, 13 konfiskime të patent-shoferëve

[ad_1]

Gjatë javës së kaluar në Komunën e Ferizajt janë raportuar 38 aksidente, ku prej tyre 17 kanë qenë me 25 persona të lënduar dhe 21 aksidente vetëm me dëme materiale.

Përmes një njoftimi nga policia rajonale e Ferizajt, thuhet se gjatë javës që shkoi janë ndërmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

“Policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 1394 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 13 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion”, thuhet në njoftim.

Tutje, policia e Ferizajt shton se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor si dhe ka apeluar tek shoferët që të bëjnë kujdes.

Kliko lajmet posht

Leave a Reply

turqisht.com