Aksident në Pejë, lëndohet një fëmijë

Një këmbësor, fëmijë, ka pësuar lëndime trupore sot pasdite në Pejë, si pasojë e një aksidenti trafiku mes një veture dhe tij.
Në rrugën “Wesley Clark” në Pejë, sot rreth orës 12:55, ka ndodhur një aksident trafiku ku ishin të përfshirë një veturë dhe një këmbësor (fëmijë).
Si pasojë e aksidentit, fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.