Albulena Haxhiu dështon të zgjidhet kryeparlamentare për të gjashtën herë, seanca shtyhet për të enjten – RADIO STAR 96.4

Albulena Haxhiu ka dështuar të zgjidhet kryeparlamentare edhe në përpjekjen e gjashtë, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Propozimi i LVV-së për Haxhiun kryeparlamentare është hedhur në votim tashmë për gjashtën herë dhe në të gjitha këto raste ka dështuar.
Nga 110 deputetë të pranishëm në sallë, Haxhiu përsëri mori 54 vota pro, 47 kundër dhe 3 abstenime.
Seanca është shtyrë për të enjten, në ora 10:00.
Kjo ishte përpjekja e tetë për konsituimin e Kuvendit të Kosovës. /Reporteri.net/