maxresdefault

Alija për krimet e luftës: Mos ekstradimi nga Serbia

Alija për krimet e luftës: Mos ekstradimi nga Serbia


Milan Radoiçi dhe 19 serbë të tjerë janë të akuzuarit për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë, të cilëve sot u ka lëshuar fletarrestim Gjykata Themelore në Prishtinë.

Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare ka treguar në “Info Plus” të RTK-së procedurat që priten të ndiqen në mënyrë juridike më tutje.

“Prokuroria Speciale sigurisht se do ta lëshojë së shpejti edhe fletarrestimin vendor dhe ndërkombëtar ashtu siç e kanë paraparë procedurat penale. Sigurisht se në një të ardhme jo shumë të largët do ta kemi edhe aktakuzën në mungesë, në rast se asnjëri nga ta nuk arrestohet deri në ngritjen e aktakuzës”, ka thënë ai.

Alija ka shtuar se sfida kryesore e këtyre gjykimeve është koha që ka kaluar që nga momenti i kryerjes së krimeve të luftës.

“Sfida kryesore është mos bashkëpunimi juridik mes Kosovës dhe Serbisë. Shtetasit e Serbisë që kanë qenë të involvuar në krimet në Serbi, nuk i ekstradon as nuk i ndjek penalisht”, ka thënë ai.

Kërkesa në Gjykatën Themelore është bërë nga Prokuroria Speciale e Kosovës, konfirmuan për RTK. Radoiçiq, si pjesë e një grupi serbësh, dyshohen se vranë 106 civilë shqiptarë në Gjakovë dhe keqtrajtuan 300 të tjerë.

Kliko lajmet posht

Leave a Reply

turqisht.com
Merrni njoftimet per lajmet e fundit PO JO