Arkivi i Komunës së Mitrovicës së Veriut kalon në format digjital

Komuna e Mitrovicës së Veriut ka bërë të ditur sot se se arkivi i këtij institucioni ka kaluar në formatin digjital, i cili mundëson qasje më të lehtë në dokumente.
“Një hap i rëndësishëm drejt modernizimit dhe efikasitetit administrativ: arkiva e komunës tashmë ka kaluar në format digjitale, falë teknologjisë moderne dhe të sofistikuar që garanton ruajtjen afatgjatë, sigurinë dhe qasjen më të lehtë në dokumente”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Sipas Komunarës, ky proces siguron ruajtjen e dokumentacionit të rëndësishëm dhe përmirëson shërbimet për qytetarët duke mundësuar një administratë më të shpejtë dhe më transparente. /Kosova.info/