maxresdefault

Arrestohen dy persona të dyshuar në Skenderaj për armëmbajtje pa leje

Arrestohen dy persona të dyshuar në Skenderaj për armëmbajtje pa leje


Në Skenderaj janë arrestuar dy persona për armëmbajtje pa leje.

Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një thikë, shkruan Telegrafi.

“Arrestimi i dy të dyshuarve është realizuar në kohën kur njësia policore gjatë kontrollit të një veture tek i dyshuari (shoferi) në posedim është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri e llojit pistoletë me shtatë fishekë, ndërsa tek i dyshuari tjetër pasagjeri është gjetur një mjet i mprehtë (thikë)”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se të dyshuarit pas intervistimit dhe procedurave të tjera me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj dy të dyshuarve janë inicuar rastet për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Kliko lajmet posht

Leave a Reply

turqisht.com
Merrni njoftimet per lajmet e fundit PO JO