maxresdefault

Arrestohet i dyshuari i dytë për dhunimin e 14-vjeçares në Gjakovë

Arrestohet i dyshuari i dytë për dhunimin e 14-vjeçares në Gjakovë


Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin e dytë në lidhje me rastin tronditës të dhunimit të një vajze 14-vjeçare në Gjakovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Sipas Elezajt, i dyshuari është një mashkull i moshës madhore dhe është ndaluar sot, më 28 prill, si pjesë e hetimeve që po zhvillohen për rastin e raportuar më 23 prill 2025. Me urdhër të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje.

“Lidhur me rastin ‘dhunim’ të raportuar me datë 23.04.2025 në Gjakovë, sot është arrestuar edhe i dyshuari i dytë, mashkull i moshës madhore. Me vendim të prokurorit të shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje”, tha Elezaj.

Kliko lajmet posht

Leave a Reply

turqisht.com
Merrni njoftimet per lajmet e fundit PO JO