maxresdefault

Banjska – Prezantohen planifikimet për sulme te të akuzuarve (FOTO-VIDEO)

Banjska – Prezantohen planifikimet për sulme te të akuzuarve (FOTO-VIDEO)

Banjska – Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq, të akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, sot dolën përpara trupit gjykues në Gjykatën e Prishtinës.

Pas largimit të hetuesit nga seanca, Blagoje Spasojeviq deklaroi se ndjehet i pafajshëm karshi akuzave kundër tij.

Njëjtë deklaruan edhe të pandehurit Dushan Maksimoviq dhe Vladimir Toliq, shkruan IndeksOnline.

Gjyqtari Hoti më pas ftoi palët për të prezantuar provat e mbledhura për rastin, duke nisur me prokurorin e rastit, Naim Abazi.

Abazi deklaroi se ky rast ka sfiduar rendin kushtetues e shoqëror, bashkë me sigurinë.

“Siç e dini, në këtë aktakuzë përfshihen edhe 41 të dyshuar të tjerë, por siç e shihni, gjykimin po vijon me vetëm tre prej tyre” u shpreh Abazi.

Prokurori tha se ky ishte një sulm i planifikuar gjatë, me armatim të rëndë dhe me synim të qartë për të destabilizuar rendin kushtetues.

Në cilësinë e dëshmisë, prokurori Abazi ka prezantuar video që shfaqin takime të nivelit të lartë në Serbi, ku bëhet thirrje për armatim, ushtrime ushtarake dhe destabilizim në Republikën e Kosovës.

Abazi ka prezantuar pamje nga hyrja e kamionëve dhe automjeteve që kanë monitoruar rrugët, para se të niste sulmi në Banjska.

“Videot flasin qartë se si grupi ishte përkujdesur në detaje rreth vendosjes dhe hyrjes se si do të operonin në këtë zonë”, deklaroi prokurori./IndeksOnline/

Banjska
Banjska

Në Videon posht keni disa nga pamjet për të cilat bëhet fjalë:

Kliko lajmet posht

Leave a Reply

turqisht.com
Merrni njoftimet per lajmet e fundit PO JO