Bashkëpunimi dhe integrimi evropian në fokus

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, njëherit shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Aivo Orav, ka vizituar Komunën e Gjilanit, ku është prit nga kryetari Alban Hyseni, bashkë me nënkryetaren Leonora Morina Bunjakun.
Në takim u bisedua lidhur me bashkëpunimin mes pushtetit lokal dhe qendror, qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit, zhvillimin e qëndrueshëm, mbrojtjen e mjedisit, trashëgiminë kulturore dhe mundësitë e turizmit.
I pari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se bashkëpunimi me Bashkimin Evropain, është tejet i rëndësishëm.
“Përveç raportit tonë si shtet që kemi me BE-në, është një model që e aspirojmë ne qoftë si integrim e si historik. Po ashtu është i rëndësishëm edhe për zhvillimin e komunitetit tonë, por edhe të projekteve që kanë kosto të lartë”, tha Hyseni.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, falënderoi ambasadorin e BE-së për vizitën, i cili është edhe vlerësim dhe të shprehim mundësit për bashkëpunim.
Nga ana tjetër përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, tha se është kjo vizita e parë në Gjilan dhe falënderoi kryetarin Hyseni për pritjen dhe bisedën e frytshme.
“Takimi me kryetarin ishte vërtet miqësor, ku kam mësuar shumë gjëra si nga fusha ekonomike, politike, potencialin që ka kjo komunë dhe po ashtu edhe nga fushat tjera”, tha ambasadori Aivo Orav.
Më tej shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, theksoi se BE-ja është donatori më i madh në Kosovë.
“BE-ja është që të përafroi Kosovën sa më shumë me BE-në. Me kryetarin kemi biseduar edhe për BE-në. Shpresoj që Kosova të anëtarësohet sa me shpejt të jetë e mundur në BE”, tha ambasadori Orav.
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, ambasadori Aivo Orav, bashkë me kryetarin Alban Hysenin, dhe nënkryetaren Leonora Morina Bunjakun, kanë vizituar edhe Muzeun Etologjik të financuar nga BE, duke parë veshje tradicionale, mjete dhe artizanale që sjellin trashëgiminë e pasur kulturore të rajonit.
Po ashtu vizituan edhe Shkollën Teknike “Mehmet Isai” projektin e rinovimit të efiçiencës së energjisë të financuar, të cilat sipas ambasadorit janë të shkëlqyeshme me rezultate.
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë ka takuar edhe përfaqësues të shoqërisë civile, ku biseduan në forcimin e partneriteteve.
Vizita përfundoi me takimin me bizneset e Komunës në Gjilan, ku ka dëgjuar shkëmbyer mendime për çështje me interes të përbashkët. /Kosova.info/