maxresdefault

Behrami: Kurtit s’i intereson shtrenjtimi i rrymës, preokupimi i tij është si ta bëjë Haxhiun kryeparlamentare

Behrami: Kurtit s’i intereson shtrenjtimi i rrymës, preokupimi i tij është si ta bëjë Haxhiun kryeparlamentare


Deputeti i ri i zgjedhur i PDK’së, Artan Behrami, tha se Kurti dhe VV e “kanë marrë kuvendin peng”.

“Albin Kurtit nuk i intereson shtrenjtimi i energjisë elektrike, as sanksionet, as prishja e raporteve me SHBA, as rritja e dhunës dhe vrasjeve të grave, as siguria e fëmijëve tonë nëpër shkolla, as përmirësimi i gjendjes në ekonomi”, tha ai.

Sipas Behramit, preokupimi i vetëm i Kurtit është “si ta bëjë Albulena Haxhiun kryeparlamentare”.

Behrami u pyet nëse kanë shkuar në sallë deputetët e VV’së.

“Ata do të vijnë, por rezultati do të jetë i njëjtë”, tha ai.

Behrami shtoi se Albulena Haxhiu është “epiqendra e përcarjeve”.

Kliko lajmet posht

Leave a Reply

turqisht.com
Merrni njoftimet per lajmet e fundit PO JO