maxresdefault

Bllokada ishte politike, ne po vazhdojmë punën në Sheshin “Xhorxh Bush”

Bllokada ishte politike, ne po vazhdojmë punën në Sheshin “Xhorxh Bush”


Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj pengesave të vazhdueshme që, sipas tij, janë shkaktuar për arsye politike në projekte të rëndësishme të kryeqytetit. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama ka theksuar se bllokada ndaj punëve infrastrukturore ka qenë tërësisht politike duke marrë shkas nga reagimi i fundit i ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku.

“Hajrulla, ju provoni me i blloku institucionet qendrore e institucionet lokale – ne po punojmë!”, shkroi Rama duke shoqëruar mesazhin me fotografi nga punimet në Sheshin “Xhorxh Bush”, që po vazhdojnë përkundër sfidave.

Kryetari e përmbylli reagimin e tij me sloganin “#mosmabllokoprishtinen” duke nënvizuar vendosmërinë e tij për të mos lejuar që interesat politike të pengojnë zhvillimin e projekteve publike. /Kosova.info/

Kliko lajmet posht

Leave a Reply

turqisht.com
Merrni njoftimet per lajmet e fundit PO JO