Burim Zymeri, gjyqtari nga Drenasi që po shkëlqen edhe në arenën ndërkombëtare të Volejbollit

🇽🇰 ZYMERI NDAU DREJTËSINË NË KUALIFIKIMET E CEV EUROVOLLEY U16 NË SOFJE
Gjyqtari ndërkombëtar nga Kosova, Burim Zymeri, ka përfaqësuar me dinjitet vendin tonë në raundin e dytë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian CEV U16, që u zhvillua në Sofje të Bullgarisë.
Zymeri, i cili mban thirrje ndërkombëtare të CEV, ndau drejtësinë krah gjyqtarëve nga Zvicra, Çekia dhe Norvegjia, duke treguar nivel të lartë profesionalizmi dhe duke marrë nota të larta vlerësimi për performancën e tij.
Në këto kualifikime, Zymeri u dallua me ndarje të drejtësisë, në grupin A, ku ishin Bullgaria, Finlanda, Qipro dhe Letonia.
Pjesëmarrja e gjyqtarëve tanë në ngjarje të tilla të rëndësishme është dëshmi e vlerave dhe reputacionit që ka ndërtuar volejbolli kosovar në arenën ndërkombëtare.
Urime Burim Zymeri për përfaqësimin e shkëlqyer!
#FVK #CEV #U16 #Volejboll #Kosova