maxresdefault

Cakolli tregon sa do të paguhen deputetët, për seancat e dështuara

Cakolli tregon sa do të paguhen deputetët, për seancat e dështuara


Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kritikuar ashpër mungesën e angazhimit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës pas dhënies së betimit më 19 prill. Sipas tij, që nga ajo ditë e deri më sot janë mbajtur vetëm gjashtë seanca parlamentare, të cilat në total kanë zgjatur vetëm 39 minuta e 18 sekonda, apo 2,358 sekonda.

Cakolli theksoi se për këtë “angazhim” minimal, secili deputet do të përfitojë një pagë bruto prej rreth 750 eurosh, që përkthehet në 18.93 euro për minutë dhe 0.32 euro për sekondë të punës.

Ai ofroi edhe krahasime ilustrative për të theksuar pabarazinë:

• Me vetëm 2 sekonda punë, një deputet fiton sa kushton një bukë në treg me çmimin e ri;

• Me 6 sekonda, sa një makiato në kafeteritë e Prishtinës;

• Me 18 minuta, sa paga minimale mujore në Kosovë.

Sipas Cakollit, këto shifra janë tregues i qartë i mungesës së përkushtimit institucional dhe i papërgjegjshmërisë ndaj qytetarëve të cilët paguajnë këto shuma për një angazhim simbolik.

Ai kërkoi llogaridhënie dhe angazhim të vërtetë nga përfaqësuesit e popullit në Kuvend. /Kosova.info/

Kliko lajmet posht

Leave a Reply

turqisht.com
Merrni njoftimet per lajmet e fundit PO JO