maxresdefault

Dëmtimi i veturës së ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, Prokuroria nis hetimet

Dëmtimi i veturës së ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, Prokuroria nis hetimet


Sot në orët e paradites në parkingun e administratës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka ndodhur një incident, ku është dëmtuar vetura private e ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka thënë se dëmtimi ka ndodhur në rrethana ende të panjohura, ndërkaq automjeti ishte i parkuar në hapësirat zyrtare të administratës në momentin e ngjarjes.

E lidhur me këtë, nga Prokuroria Themelore e Prishtinës në një deklaratë për Telegrafin thanë se kanë iniciuar rast për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorim i armës së mjetit të rrezikshëm”.

“Prokurori i shtetit ka iniciuar rastin për veprën penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe ‘Përdorim i armës së mjetit të rrezikshëm’. Prokurori i shtetit dhe Njësiti përkatës janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme hetimore mbi këtë çështje”, thuhet në deklaratë.

Kliko lajmet posht

Leave a Reply

turqisht.com
Merrni njoftimet per lajmet e fundit PO JO