Dënime deri 80 euro, si funksionon “Kutia e verdhë” në kryeqytet (FOTO)

Dënime deri 80 euro, si funksionon “Kutia e verdhë” në kryeqytet (FOTO)

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për herë të parë në Kosovë ka filluar aplikimin e shenjëzimit të njohur si “Kutia e Verdhe” (Yellow Box Junction).

Kjo po bëhet në rrugën ‘’Agim Ramadani’’ në qytetin e Prishtinës. E sipas Drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci kushdo që nuk e respekton këtë mund të gjobitet deri në 80 euro.

Por si funksionon “Kutia e verdh”.

Ta zëm se jeni tek kryqëzimi ku ndodhet “Kutia e verdh”, dhe ka shumë kolonë.

Nëse në atë rast ndizet drita e gjelbertë në semafor për të vazhduar përpara, por para teje përtej “kutisë së verdh” ka shumë vetura tjera dhe trafiku është i ngarkuar për shkak të kolonës, atëherë nuk ke drejtë kalimi, njofton RepublikaTV.com.

Poshtë kemi paraqitur edhe një shëmbull se si funksionon, veturat që gjinden ne “Kutinë e verdh” si në foto, mund të dënohen deri në 80 euro për mosrespektim të rregullave./RepublikaTV.com

e 3

e 2

e 1

Kliko lajmet posht

Leave a Reply

turqisht.com