maxresdefault

Ekskluzive: Ky është i dyshuari për pl4gosjen në Emshir

Ekskluzive: Ky është i dyshuari për pl4gosjen në Emshir

Personi i dyshuar për plagosjen me armë zjarri që ndodhi sonte në lagjen Emshir të Prishtinës është identifikuar si Valton Sadiku.

Burime konfirmojnë për klankosova.tv, se Sadiku është emër i njohur për policinë dhe nuk është hera e parë që përfshihet në raste të rënda kriminale.

Sipas të dhënave të deritanishme, ndaj Sadikut janë të hapura disa raste penale, përfshirë incidente me armë zjarri.

Ai dyshohet gjithashtu për një tentim vrasjeje në një rast të mëparshëm, ndërsa për organet e rendit konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë dhe me prirje të përsëritura kriminale.

Ngjarja e sontme ndodhi rreth orës 20:00, ku viktima – identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik – ka mbetur i plagosur pas të shtënave që ndodhën në një zonë të banuar të Emshirit.

Njësitë e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë dhe i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtim.

Policia ka nisur hetimet intensive dhe është në kërkim të Sadikut, i cili sipas burimeve, është në arrati.

Kliko lajmet posht

Leave a Reply

turqisht.com
Merrni njoftimet per lajmet e fundit PO JO