maxresdefault

Gani Mehmetaj ka një mesazh për ata që e përdorin termin “kosovar”: Kot që flasin ca mjeranë…

Gani Mehmetaj ka një mesazh për ata që e përdorin termin “kosovar”: Kot që flasin ca mjeranë…


Publicisti Gani Mehmetaj ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me identitetin e shqiptarëve të Kosovës, duke thënë se ata nuk janë kosovarë, por janë shtetas të Kosovës me kombësi shqiptare.

Deklarata e tij është bërë përmes një postimi në Facebook, ku ai ka shpjeguar arsyet e kësaj pikëpamjeje.

Sipas Mehmetajt, popullata e Kosovës është kryesisht e përbërë nga shqiptarë vendës, që përbëjnë mbi 95 për qind të saj.

Ai gjithashtu ka kritikuar ata që, sipas tij, përpiqen të manipulojnë me identitetin e shqiptarëve të Kosovës duke përdorur termin “kosovar” për ta ndarë atë nga identiteti i tyre kombëtar.

Postimi i plotë:

Kosovarë janë: çerkezët, hashkalitë, kolonët serbë e kolonët aziatikë etj. Pra gati 5 për qind e popullatës. Mbi 95 për qind janë shqiptarë vendës. Pra shqiptarët e Kosovës nuk janë kosovarë, janë shtetas të Kosovës me kombësi shqiptare.

Në Gadishullin tonë janë dy shtete shqiptare me gjuhë, histori e kulturë të përbashkët.

Kot që flasin ca mjeranë- kolonë aziatikë ndryshe.

Kliko lajmet posht

Leave a Reply

turqisht.com
Merrni njoftimet per lajmet e fundit PO JO