Gjenden turistët e humbur në Malet e Sharrit

[ad_1]
Ka përfunduar me sukses operacioni për shpëtimin e disa turistëve në Malet e Sharrit, njofton Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.
Në një njoftim të lëshuar në Facebook thuhet se te gjithë turistët janë kthyer nga një ekip i ShKShMK-së shëndoshë e mirë dhe pa lëndime në Prevallë.
“Ndërsa një ekipë tjetër e ShKShMK-së, sapo është nisur në një aksion tjetër në një zonë tjetër të vendit”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/