maxresdefault

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Kaçanik, KFOR rekomandon sigurimin e tij

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Kaçanik, KFOR rekomandon sigurimin e tij


Në fshatin Stagovë të Kaçanikut është gjetur një mjet i pashpërthyer i cili dyshohet se i përket Luftës së Dytë Botërore.

Zëdhënës në policinë rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli, tha për RTKlve se sipas KFOR-it, ekziston rreziku që mjeti të shpërthejë pas 72 orësh dhe kanë rekomanduar sigurimin e mjetit deri më 30.04.2025, pas kalimit të afatit të rrezikut.

“Me datën 26.04.2025, në Lagjen Teneqja, fshati Stagovë, Kaçanik gjatë gërmimeve me një eskavator është gjetur një mjet i pashpërthyer, i dyshuar si i Luftës së Dytë Botërore. Patrulla policore ka marrë masa duke bllokuar rrugët alternative pranë vendit të ngjarjes.

Në vend kanë dalë njësitë e FSK-së dhe KFOR-it,

Sipas KFOR-it, ekziston rreziku që mjeti të shpërthejë pas 72 orësh dhe kanë rekomanduar sigurimin e mjetit deri më 30.04.2025, pas kalimit të afatit të rrezikut, për të ndërmarrë më pas veprimet e nevojshme”, ka thënë për RTKlive Kanun Veseli.

Kliko lajmet posht

Leave a Reply

turqisht.com
Merrni njoftimet per lajmet e fundit PO JO