maxresdefault

gjobat dërgohen në adresë të pronarit të automjetit

gjobat dërgohen në adresë të pronarit të automjetit


Policia e Kosovës ka filluar përdorimin e teknologjisë së dronëve për të identifikuar kundërvajtjet në trafik, me theks të veçantë në mosrespektimin e shenjave të trafikut. Ky veprim synon rritjen e disiplinës rrugore dhe sigurinë e përgjithshme në rrugët e vendit.

Pamjet e kapura nga droni do të shërbejnë si dëshmi për gjobitjen e drejtuesve që shkelin rregullat. Gjobat do të dërgohen në adresën e regjistruar të pronarit të automjetit, pavarësisht nëse ai është drejtuesi në momentin e shkeljes apo jo.

Policia apelon për respektimin e rregullave të trafikut duke kujtuar se siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët. Ky hap është pjesë e një strategjie më të gjerë për të reduktuar aksidentet dhe për të garantuar një mjedis më të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik. /Kosova.info/

Kliko lajmet posht

Leave a Reply

turqisht.com
Merrni njoftimet per lajmet e fundit PO JO