Hajrullah Çeku e futi në mbrojtje edhe një objekt që ende nuk ekziston

Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, ka reaguar ndaj deklarimeve të ministrit të Kulturës, Hajrullah Çeku, lidhur me ndalimin e disa punimeve në kryeqytet.
Havolli ka ironizuar seriozitetin e reagimit të ministrit duke theksuar se institucionet që ai udhëheq kanë arsyetuar ndalimin e projekteve me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore – duke përfshirë edhe objekte që ende nuk janë ndërtuar.
“Ndër objektet që Hajrullah Ceku (pa Ç kesaj radhe) ka futur në mbrojtje është edhe Teatri i Operës dhe Baletit, i cili ende nuk ekziston,” ka shkruar Havolli duke e shoqëruar reagimin me një koment ironik mbi absurditetin e situatës.
Ai ka shtuar se për bllokimet e projekteve, të cilat po shkaktojnë vonesa dhe dëme për qytetarët, duhet të ketë përgjegjësi penale.
“Përgjegjësi penale për bllokime!”, ka përfunduar Havolli. /Kosova.info/