maxresdefault

Kosova qëndron përkrah jush si aleat i besueshëm

Kosova qëndron përkrah jush si aleat i besueshëm


Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimet më të përzemërta për Mbretin Willem-Alexander, Kryeministrin e Holandës Dick Schoof, dhe popullin holandez me rastin e Ditës së Mbretit.

Në mesazhin e saj, Presidentja Osmani theksoi se kjo ditë është një festë e trashëgimisë së pasur, unitetit dhe krenarisë kombëtare të Holandës. Ajo shprehu mirënjohjen për miqësinë në rritje mes Kosovës dhe Holandës duke theksuar se Kosova mbetet një partner i palëkundur, një aleat i besueshëm dhe një mik i përhershëm i këtij vendi.

“Ndërsa miqësia midis vendeve tona që duan lirinë forcohet dita-ditës, ne bashkohemi me ju për të festuar gjithçka që keni ndërtuar dhe gjithçka që ju pret përpara,” tha Osmani.

Në këtë ditë të veçantë, Kosova rikonfirmon përkushtimin për të qëndruar krah për krah me Holandën në rrugëtimin për liri, demokraci dhe prosperitet të përbashkët. /Kosova.info/

Kliko lajmet posht

Leave a Reply

turqisht.com
Merrni njoftimet per lajmet e fundit PO JO