maxresdefault

Kurti bëri homazhe te kompleksi Memorial në Marinë dhe te varri i komandantit Ilaz Kodra

Kurti bëri homazhe te kompleksi Memorial në Marinë dhe te varri i komandantit Ilaz Kodra


Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vazhdoi homazhet dhe nderimet në Marinë, në kompleksin Memorial dhe te varri i komandantit Ilaz Kodra, në 26-vjetorin e rënies së tij. 

Ilaz Kodra, komandant i Brigadës 114, “Fehmi Lladrovci”, Zona Operative e Drenicës, ra heroikisht më 30 prill 1999 në luftime për të mbrojtur atdheun dhe popullatën civile kundër forcave serbe. 

Kryeministri Kurti nderoi dhe 42 dëshmorët e rënë bashkë me në krye komandant Ilaz Kodrën. 

Në këtë përvjetor të masakrave të Serbisë në Kosovë, nuk harrojmë krimet e së kaluarës dhe sakrificën e bërë për liri. 

Lavdi për komandant Ilaz Kodrën, bashkëluftëtarët e tij, dhe të gjithë dëshmorët e martirët e kombit. /Kosova.info/

Kliko lajmet posht

Leave a Reply

turqisht.com
Merrni njoftimet per lajmet e fundit PO JO