Kryeministri në detyrë Albin Kurti sot gjatë ditës ka qëndruar në veriun e vendit, ai mori pjesë në hapjen e zyreve të reja të Postës së Kosovës në qendër të Leposoaviqit.
Zyret e reja të Postës së Kosovës u hapën në objektin ku ishte e vendosur posta ilegale e Serbisë.
Me 5 gusht 2024 policia e Kosovës me një aksion të gjërë mbylli të gjitha postat ilegale të Serbisë që operonin në komunat veriore të Kosovës duke përfshirë edhe objektin e postës në Leposaviç
Kryeministri në detyrë Albin Kurti nga zyret e reja të Postës së Kosovës në Leposaviq i dërgoi një kartolinë Familjes Jashari në Prekaz.
PËRSHËNDETJE NGA LEPOSAVIQI,
FAMILJA JASHARI PREKAZ 41050
MEMORIALI ADEM JASHARI
Shkroi z.Kurti në kartolinën që ia nisi familjes Jashari.
Kurti me shaka tha se dëshiron tua dërgoi nga një letër edhe partive opozitare që ta votojnë Albulena Haxhiun për Kryeparlamentare.
“Dashta me jav çu partive opozitare ka një letër votone Albulenën”
Nga këtu Kurti u nis për në qytezën e Zveçanit për të vizituar pikën tjetër të Postës së Kosovës e cila gjithashtu deri vitin e kaluar ishte e uzurpuar nga Posta e Serbisë.
Ky objekt u sulmua me granatë dore më 1 prill të këtij viti Posta e Kosovës për një kohë të shkurtë i riparoi dëmet e shkaktuara nga sulmi me bombë dhe tashmë është në shërbim të qytetarëve.