maxresdefault

Kuvendi lëshon njoftim për seancën konstituive që do të vazhdojë nesër – RADIO STAR 96.4

Kuvendi lëshon njoftim për seancën konstituive që do të vazhdojë nesër – RADIO STAR 96.4


Kuvendi i Kosovës ka lëshuar njoftim për vazhdimin e seancës konstituive që do të mbahet nesër nga ora 10:00.

Kjo do të jetë hera e nëntë që deputetët e zgjedhur do të mblidhen për të konstituuar legjislaturën e nëntë.

Pas miratimit të raportit të komisionit për verifikimin e kuorumit dhe mandateve, procesi i konstituimit ka ngecur te zgjedhja e kryeparlamentarit. VV për disa herë me radhë e ka propozuar Albulena Haxhiun, mirëpo ajo s’ka arritur t’i marrë 61 votat e nevojshme.

Partitë opozitare kanë kërkuar nga VV ta ndërrojë kandidaten, duke thënë se Haxhiu është figurë përçarëse.

Kliko lajmet posht

Leave a Reply

turqisht.com
Merrni njoftimet per lajmet e fundit PO JO