maxresdefault

Maqedonci takon kryetarin e Bashkisë së Kavajës

Maqedonci takon kryetarin e Bashkisë së Kavajës


Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, të cilin e ka përgëzuar për inaugurimin e shtatores së heroit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Indrit Cara – i njohur ndryshe si “Ushtar Kavaja”.

Gjatë takimit, ministri Maqedonci e vlerësoi këtë akt si një shprehje të thellë respekti dhe mirënjohjeje për UÇK-në dhe për luftën e saj të drejtë për liri. Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe nderimit të sakrificës së dëshmorëve që kontribuan për lirinë e Kosovës.

Në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes, bëhet e ditur se gjatë takimit u diskutua edhe për mundësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë institucional në fusha me interes të përbashkët, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e raporteve ndërmjet institucioneve të dy vendeve.

Kliko lajmet posht

Leave a Reply

turqisht.com
Merrni njoftimet per lajmet e fundit PO JO