Me shkop bejsbolli – Përplasje mes shoferëve në fshatin Kijevë të Malishevës (VIDEO)

Me shkop bejsbolli – Përplasje mes shoferëve në fshatin Kijevë të Malishevës (VIDEO)

Një fjalosje ka ndodhur sot në fshatin Kijevë të Malishevës, raporton Gazeta Sinjali.

Në bazë të pamjeve të siguruara, shihet se njëri nga shoferët e njërit automjet, ka sulmuar shoferin tjetër, duke ia thyer edhe xhamat e veturës.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i rajonit të Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 13:40, një qytetar kosovar ka raportuar se pas një fjalosjeje me një person tjetër, gjithashtu mashkull kosovar, në fshatin Kijevë – Malishevë, ky i fundit i ka dëmtuar xhamin e veturës së tij. Menjëherë pas raportimit, njësitë policore i janë përgjigjur rastit”.

“I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar në mbajtje për 48 orë. Ndaj tij është iniciuar rasti “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, shtoi tutje Elezaj.

Kliko lajmet posht

Leave a Reply

turqisht.com