maxresdefault

Mos-konstituivi i Kuvendit ka pasoja edhe në proceset tjera

Mos-konstituivi i Kuvendit ka pasoja edhe në proceset tjera


Ministri në detyrë i Financave dhe njëherësh deputet i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosjes, Hekuran Murati ka theksuar se mos-konstituimi i Kuvendit ka pasoja edhe në proceset tjera.

“Në mungesë të një Kuvendi funksional, Qeveria e ka të pamundur të dorëzojë Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, e cila parashihet që t’i dorëzohet Kuvendit jo më larg se data 30 prill. Ngjashëm është puna edhe me Komisionin për Grante Komunale, ku ligji e kërkon pjesëmarrjen edhe të kryetarit të Komisionit Parlamentar për Buxhet – në mungesë të Kuvendit funksional, nuk ka as Komision për Buxhet dhe s’ka kush të marrë pjesë në Komisionin e Granteve, gjë që e vonon edhe ndarjen e granteve komunale”, ka shkruar Murati në Facebook.

Prandaj, sipas tij, është e domosdoshme që partitë opozitare të heqin dorë nga bllokada dhe të ndihmojnë konstituimin e Kuvendit sa më parë. /Kosova.info/

Kliko lajmet posht

Leave a Reply

turqisht.com
Merrni njoftimet per lajmet e fundit PO JO