maxresdefault

Muharremi: Komuna e Prishtinës në pozitë të vështirë

Muharremi: Komuna e Prishtinës në pozitë të vështirë


Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar situatën e fundit në kryeqytet duke e cilësuar Komunën e Prishtinës si të kapur në një pozitë të vështirë për shkak të projekteve infrastrukturore që kanë nisur në prag të zgjedhjeve.

Sipas tij, Komuna ndodhet në një dilemë klasike: nëse nuk i nis projektet, përballet me kritika nga qytetarët gjatë zgjedhjeve për mungesë veprimi. Por, nga ana tjetër, nisja e tyre në këtë fazë, ka sjellë një ngarkesë të madhe në trafik duke përkeqësuar qarkullimin urban.

“Kanë fillu kogja disa projekte në infrastrukturë, se zgjedhjet janë afër. Nuk mundesh pa i kry projektet e pa publiku foto me bagera e me punime,” tha Muharremi duke nënvizuar lidhjen mes veprimeve të komunës dhe logjikës elektorale.

Ai shtoi se aktualisht situata në rrugët e Prishtinës është përkeqësuar ndjeshëm: “Sa kalova te Veterniku, tollovia me ardh te rrethi e gjatë si me qenë ora 4 kur krejt dalin prej zyre.”

Për Muharremin, Komuna ndodhet në një situatë që mund të përshkruhet si “hyp se të vrava, zbrit se të mbyta” – një gjendje ku çdo veprim duket se e rëndon më shumë pozitën e saj. /Kosova.info/

Kliko lajmet posht

Leave a Reply

turqisht.com
Merrni njoftimet per lajmet e fundit PO JO