maxresdefault

Murati: Kemi dëgjuar që disa deputetë po duan të votojnë për, por s’po i lënë partitë e tyre

Murati: Kemi dëgjuar që disa deputetë po duan të votojnë për, por s’po i lënë partitë e tyre


Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka pretenduar se disa deputetë nga partitë e tjera kanë shprehur gatishmërinë që të votojnë “për” zgjedhjen e Albulena Haxhiut kryeparlamentare, por që sipas tij, kjo nuk po u lejohet nga grupet parlamentare të tyre.

Këto deklarata Murati i bëri pas ndërprerjes së seancës së sotme, ku fillimisht tha:

“Siç edhe e patë kemi një përsëritje të seancave të kaluara, ku Kuvendi dështon ta konstituojë vetveten, kjo si rezultat që një pjesë e deputetëve nuk e votojnë kandidaten Albulena Haxhiun, të cilën e kemi propozuar ne si fitues të zgjedhjeve”.

Tutje, ai bëri pretendime se disa deputetëve po u kufizohet e drejta për votë.

“Siç i dëgjuat, pra ka akuza që po kërkohet të votohet me zor. Ne kemi dëgjuar që deputetë individualë tashmë kanë shprehur vullnetin e dëshirën, pra nga opozita, që të votojnë për, që të tejkalohet kjo bllokadë, megjithatë janë qëndrimet e subjekteve të tyre që nuk i lejojnë që të ndahen nga grupi parlamentar dhe vota uniforme si grup.

Pra nëse veç ka kufizim të së drejtës për votim, ka në këto parti që insistojnë që të votohet kundër, apo të mos marrin pjesë fare në votim” – tha Murati.

Kliko lajmet posht

Leave a Reply

turqisht.com
Merrni njoftimet per lajmet e fundit PO JO