maxresdefault

Ndahet nga jeta doktoresha e njohur kosovare, e mundur nga sëmundja

Ndahet nga jeta doktoresha e njohur kosovare, e mundur nga sëmundja


Pas përballjes me një sëmundje të rëndë, në moshën 66-vjeçare, dje është ndarë nga jeta specialistja e Pediatrisë, Dr. Florije Krasniqi.

E ndjera ishte përballur me një sëmundje të rëndë gjatë katër viteve të fundit.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur familjarët përmes njoftimit në rrjetin social Facebook.

Ata kanë njoftuar se varrimi i saj do të bëhet sot, në varrezat e Prishtinës, në ora 16:00.

“Me pikëllim të thellë i njoftojmë të gjithë familjarët, farefisin, miqtë, shokët, koleget dhe dashamirët se me 22 prill 2025, në moshën 66 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë, gati 4 vjeçare, vdiq nëna, bashkëshortja, gjyshja, motra, tezja, halla, mbesa, kunata dhe kushërira jonë”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Kliko lajmet posht

Leave a Reply

turqisht.com
Merrni njoftimet per lajmet e fundit PO JO