Ngjarje e rëndë në Prizren: Babai me th1kë ther dy vajzat, njera vdes

Ngjarje e rëndë në Prizren: Babai me th1kë ther dy vajzat, njera vdes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren, ku një burrë ka therur për vdekje vajzën e tij 15-vjeçare, ndërsa ka plagosur rëndë edhe vajzën tjetër 10-vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar për Dukagjinin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyçi.

Sipas Policisë, dyshohet se burri ka therur me thikë edhe gruan e tij 35-vjeçare.

Vajza tjetër, 10-vjeçare, ndodhet në gjendje të rëndë dhe është dërguar për trajtim në QKUK.

I dyshuari është arrestuar nga policia.

“Sot me datë 06.05.25 rreth orës 05:57 policia nëpërmes telefonit ka marr informatën se në rrugën “Shote Galica ” në Prizren ndodhet një person I lënduar dhe se emergjenca mjekësore nuk po mund ti jep ndihmë ngase një I dyshuar ndodhet me thikë ne dorë. Në atë drejtim janë nisur 4 patrulla policore. Në vend ngjarje është kuptuar se një I dyshuar M.G. viti I lindjes 1981, mashkull ka there me thikë dy vajzat e tij, njëra 15 vjeçare e cila ka mbetur e vdekur në vend ngjarjes dhe tjetra e lënduar rëndë, e cila për momentin në gjendje të rëndë ndodhet në QKUK në Prishtinë. I dyshuari ka lënduar veten gjithashtu dhe gjendet në Spiatlin Rajonal të Prizrenit”, ka njoftuar Bytyqi.

Bytyçi bëri të ditur se i dyshuari dhe viktimat kanë shtetësi turke.

Kliko lajmet posht

Leave a Reply

turqisht.com