Nuk mund të ndodhë më

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez, ka mbajtur një konferencë për media pasi vendi i tij u godit nga një ndërprerje e energjisë elektrike që paralizoi transportin publik, shkaktoi bllokime të mëdha në trafik dhe vonesa në fluturime.
Sánchez tha se “është e qartë” se sistemi elektrik spanjoll dështoi në orën 12:33 dhe qeveria do të hetojë se çfarë ndodhi “në ato pesë sekonda”.
Firma spanjolle e energjisë REE ka përjashtuar një sulm kibernetik, por qeveria ende po shqyrton të gjitha “hipotezat” e mundshme.
“Nuk kishte asnjë problem me energji të tepërta të rinovueshme,” thotë Sánchez, shkruan BBC.
“Ajo që ndodhi nuk mund të ndodhë më”, u tha Sánchez gazetarëve, duke thënë se qeveria dëshiron të sigurojë llogaridhënie.
Spanja ishte në gjendje të rikthente energjinë elektrike falë lidhjeve me Francën dhe Marokun.
Sánchez përgjigjet, duke thënë se qeveria “nuk ka pasur ndonjë informacion përfundimtar” që sugjeron që kjo ndërprerje ishte shkaktuar nga një sulm terrorist.