maxresdefault

Përkujtohet Epopeja e Melenicës dhe heroi kombëtar, Shemsi Ahmeti në 26-vjetorin e rënies së tij

Përkujtohet Epopeja e Melenicës dhe heroi kombëtar, Shemsi Ahmeti në 26-vjetorin e rënies së tij


Gjatë ditës së djeshme, është përkujtuar Epopeja e Melenicës dhe heroi kombëtar, Shemsi Ahmeti në 26-vjetorin e rënies së tij.

Heroi, Shemsi Ahmeti është një prej figurave më të shquara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe person kryesor në Betejën e Melenicës.

Në këtë përvjetor, nënkryetari i komunës Arian Tahiri, drejtorët komunalë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, gjenerali Rrahman Rama, familjarë dhe bashkëluftëtarë të heroit, bënë homazhe pranë lapidarit të tij dhe në varrezat e dëshmorëve në Shipol.

Me këtë rast, u vendosën buqeta me lule të freskëta, në shenjë nderimi për sakrificën e tij dhe të bashkëluftëtarëve.

“Beteja e Melenicës, ku Shemsi Ahmeti u dallua për heroizmin e tij, konsiderohet si një nga betejat më të lavdishme të UÇK-së. Luftimet zgjatën 39 ditë pa ndërprerje dhe u kthyen në një simbol të qëndresës shqiptare, e njohur ndryshe si ‘Epopeja e Melenicës’”, thuhet në njoftim.

Komandant Shemsi Ahmeti, i njohur si “Komandanti i madh i Shalës”, është nderuar me urdhrin “Hero i Kosovës”.

“Emri dhe vepra e tij janë përjetësuar në emërtime rrugësh, shesheve, shkollave, këngëve, poezive dhe monumenteve përkujtimore. Në zemër të Mitrovicës qëndron krenare edhe shtatorja e tij, si dëshmi e lavdisë së tij të pavdekshme”, thuhet tutje në njoftim.

Në kuadër të këtij përvjetori, Komuna e Mitrovicës ka organizuar edhe turnirin memorial në futsall dhe në shah.

Kliko lajmet posht

Leave a Reply

turqisht.com
Merrni njoftimet per lajmet e fundit PO JO