maxresdefault

Po punojmë me intensitet të lartë në projektin e ri të kanalizimit në Gjilan – RADIO STAR 96.4

Po punojmë me intensitet të lartë në projektin e ri të kanalizimit në Gjilan – RADIO STAR 96.4


Punimet për rregullimin e kanalizimit atmosferik në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan kanë nisur me intensitet të lartë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar nga afër punimet, duke theksuar rëndësinë e këtij projekti me vlerë rreth 200 mijë euro për përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e sigurisë në qarkullim.

Projekti pritet të ofrojë një zgjidhje afatgjate për problemet me kanalizimin atmosferik në këtë zonë të qytetit.

Statusi i plotë:

Fillojmë javën në rrugën Mulla Idrizi, aty ku po punohet me intensitet të lartë për rregullimin e kanalizimit atmosferik! 🚧

Ky projekt me vlerë rreth 200,000 € do t’i japë qytetit tonë një zgjidhje afatgjate dhe do të rrisë sigurinë në qarkullim. Në bashkëbisedim me punëtorët në terren, pamë nga afër progresin dhe planifikimet për përfundim sa më të shpejtë të projektit.

Kliko lajmet posht

Leave a Reply

turqisht.com
Merrni njoftimet per lajmet e fundit PO JO