Po rrezikon shërbimet elementare për qytetarët

[ad_1]
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj Ministrit të Financave, Hekuran Murati, për bllokimin e buxhetit të miratuar të Kryeqytetit për vitin 2025. Në një reagim publik, Rama e ka cilësuar veprimin e ministrit si pjesë të një “aksioni të qëllimshëm bllokues” duke theksuar se kjo po ndikon drejtpërdrejt në ofrimin e shërbimeve themelore për qytetarët e Prishtinës.
“Përparim Rama Hekuran duke qenë se prapë iu paske bashkuar shokëve të partisë në aksionin për ‘bllokim’, ju lutem gjeni pak kohë të shikoni emailin që ju kemi dërguar, dy ditë më parë!”, ka shkruar ai në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale.
Kreu i Komunës njofton se kërkesa për alokimin urgjent të buxhetit, e miratuar nga Asambleja Komunale, i është dërguar për herë të dytë ministrit Murati, por nuk ka marrë ende asnjë përgjigje.
“Ti po rrezikon që qytetarët e Kryeqytetit të mbeten pa shërbime elementare ndaj tyre! Kryji punët e tua!”, përfundon Rama në reagimin e tij.
Ky zhvillim vjen në një periudhë kur tensionet mes qeverisë qendrore dhe komunave, veçanërisht Prishtinës, janë shtuar rreth çështjeve të financimit dhe menaxhimit të fondeve publike. Kryetari Rama ka paralajmëruar se bllokimi i vazhdueshëm i mjeteve do të ketë pasoja të rënda për qytetarët dhe ka kërkuar një reagim urgjent nga institucionet përgjegjëse. /Kosova.info/