maxresdefault

Policia gjen aparate për lojëra të fatit në një lokal, dërgohet në mbajtje një i dyshuar

Policia gjen aparate për lojëra të fatit në një lokal, dërgohet në mbajtje një i dyshuar


Raporton: “Betimi për Drejtësi”


Prishtinë- Në një lokal në Prishtinë, gjatë kontrollit Policia ka gjetur aparate të lojërave të fatit. Lidhur me rastin u arrestuan dy të dyshuar, ku njëri prej tyre u dërgua në mbajtje.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur në rrugën “Ahmet Derguti” të shtunën rreth orës 19:30 dhe u iniciua si “Organizim i skemave piramidale”, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Raportohet se gjatë kontrollit të një lokali janë hasur disa aparate të lojërave të fatit; 8 ACT, 1 Merkur, 1 Kajot, dhe 1 Apex. Lidhur me rastin dy meshkuj kosovar, janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit një është dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.



Kliko lajmet posht

Leave a Reply

turqisht.com
Merrni njoftimet per lajmet e fundit PO JO