Policia jep detaje për pla*gosjen në Prishtinë

Policia ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen në Emshir, konkretisht në rrugën ”Rexhep Krasniqi” në Prishtinë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për Front Online ka bërë të ditur se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë dhe po merr trajtim mjekësor në QKUK.
Borovci gjithashtu bëri të ditur se është identifikuar një person i dyshuar, si i implikuar në rastin në fjalë.
“Rreth orës 21:00 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Rexhep Krasniqi” në Prishtinë. Nga informacionet e para bëhet e ditur për një person të plagosur, jashtë rrezikut për jetë, i cili po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK”.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka identifikuar një person të dyshuar, si i implikuar në rastin në fjalë, përderisa po vijon punën hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet tutje në konfirmim.