Policia në Skenderaj arreston dy persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje (FOTO)

Sot, me datë 30 prill 2025, policia në Skenderaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për posedim te armëve pa leje, transmeton portali rajoni.org.
Arrestimi i dy të dyshuarve është realizuar në kohën kurë njësia policore gjatë kontrollit të një veture tek i dyshuari (shoferi) në posedim ka gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri e llojit pistoletë me shtatë fishek, ndërsa tek i dyshuari tjetër pasagjeri është gjetur një mjet i mprehtë (thikë).
Të njëjtit pas intervistimit dhe procedurave të tjera me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj të dy të dyshuarve janë iniciuar rastet për veprën penale ,,Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.