maxresdefault

Pranoi biberonin nga Agim Bahtiri, Paris Guri ironizon “As kjo si paska 61” (FOTO)

Pranoi biberonin nga Agim Bahtiri, Paris Guri ironizon “As kjo si paska 61” (FOTO)

Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka reaguar pasi sot, para nisjes së seancës konstituive, deputeti i LVV-së, Agim Bahtiri, i dhuroi atij një shishe për fëmijë të mbushur me qumësht.

Guri, në profilin e tij në Facebook, ka publikuar fotografinë e shishes, duke shkruar: “As kjo s’i paska 61. Për mililitra e kam fjalën”.

Deputeti me këtë veprim ka ironizuar me LVV-në, partinë fituese të zgjedhjeve, e cila nuk po arrin t’i sigurojë votat e mjaftueshme për të zgjedhur kryeparlamentaren Albulena Haxhiu.

Seanca konstituive dështoi sërish sot, ku për Albulena Haxhiun votuan vetëm 57 deputetë. /Telegrafi/

2
A duhet ta propozoj VV dikë tjetër për kryekuvendar?

Kliko lajmet posht

Leave a Reply

turqisht.com
Merrni njoftimet per lajmet e fundit PO JO