Pranoi biberonin nga Agim Bahtiri, Paris Guri ironizon “As kjo si paska 61” – Telegrafi

Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka reaguar pasi sot, para nisjes së seancës konstituive, deputeti i LVV-së, Agim Bahtiri, i dhuroi atij një shishe për fëmijë të mbushur me qumësht.
Guri, në profilin e tij në Facebook, ka publikuar fotografinë e shishes, duke shkruar: “As kjo s’i paska 61. Për mililitra e kam fjalën”.
Deputeti me këtë veprim ka ironizuar me LVV-në, partinë fituese të zgjedhjeve, e cila nuk po arrin t’i sigurojë votat e mjaftueshme për të zgjedhur kryeparlamentaren Albulena Haxhiu.
Seanca konstituive dështoi sërish sot, ku për Albulena Haxhiun votuan vetëm 57 deputetë. /Telegrafi/