Rama kritikon inspektoratin e trashëgimisë: Paradite thonë s’jemi në zonë të mbrojtur, pasdite vijnë me polici!

Rama kritikon inspektoratin e trashëgimisë: Paradite thonë s’jemi në zonë të mbrojtur, pasdite vijnë me polici!
Kosova.info – Drejt, shpejt, guximshëm… 15 vite me ju!
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore duke i cilësuar ato si të paqarta, joserioze dhe kontradiktore.
Sipas Ramës, gjatë orëve të paradites, Komuna ka pranuar një shkresë zyrtare nga ky institucion, në të cilën thuhet qartë se punimet e Komunës nuk po zhvillohen në zonën mbrojtëse të Qendrës Historike të Prishtinës. Por, vetëm disa orë më vonë, ai thotë se të njëjtit inspektorë kanë ardhur në vendin e ngjarjes të shoqëruar nga Policia e Kosovës, për të ndërprerë punimet me arsyetimin e kundërt – se kinse ato po kryhen brenda zonës së mbrojtur.
“Ju njoftojmë se, pas vizitës në terren ekipi nga QRTK Prishtinë, me datë 28.04.2025, në sheshin “Xhorxh Bush” ka vërejtur se hapësira ku sot po zhvilloheshin punët ndërtimore nuk është pjesë e zonës mbrojtëse të Qendrës Historike të Prishtinës”, thuhet në njoftimin e inspektoratit.
“Ja sa seriozë, kompetentë dhe të pavarur janë”, shkroi Rama në një reagim publik duke vënë në pikëpyetje profesionalizmin dhe pavarësinë e këtij institucioni qendror.
Ky zhvillim vjen në një kohë të ndjeshme për projektet infrastrukturore në kryeqytet, ku shpesh ndodhin përplasje mes kompetencave komunale dhe institucioneve qendrore. /Kosova.info/
The post Rama kritikon inspektoratin e trashëgimisë: Paradite thonë s’jemi në zonë të mbrojtur, pasdite vijnë me polici! appeared first on Kosova.info. Shkruar nga: Kosova.info