maxresdefault

Rama nuk tërhiqet, nisin sërish punimet në sheshin `Xhorxh Bush`

Rama nuk tërhiqet, nisin sërish punimet në sheshin `Xhorxh Bush`


Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se sot kanë nisur sërish punimet në sheshin “Xhorxh Bush”. Ai ka publikuar pamjet nga punimet, duke thënë se Inspektorati i Trashëgimisë ka ndaluar punimet në kundërshtim të plotë me ligjin, prandaj projekti do të realizohet.

Rama në facebook ka theksuar se punimet në sheshin “Xhorxh Bush” po vazhdojnë.

“Projekti do të realizohet! Dje ka ndodhur ndalimi i punimeve në një pjesë të rrugës, në kundërshtim të plotë me ligjin dhe duke u mbështetur në dokumente JO VALIDE. Prandaj, Komuna e Prishtinës do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për të kundërshtuar të gjitha vendimet e kundërligjshme të Ministrisë së Kulturës dhe të institucioneve vartëse të saj”, thuhet në postimin e tij. /Kosova.info/

Kliko lajmet posht

Leave a Reply

turqisht.com
Merrni njoftimet per lajmet e fundit PO JO