Rozana Nokaj suspendohet ditën e ditëlindjes – Suspendohen tre zyrtarë policorë në Gjakovë

Me kërkesë të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), sot janë suspenduar tre zyrtarë policorë të Njësisë në Gjakovë, si pjesë e një hetimi të brendshëm që po zhvillohet ndaj tyre.
Zyrtarët policorë dyshohet se kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare. Hetimi i nisur nga IPK ka për qëllim të zbardhë çdo veprim të tyre në raste të ndjeshme që lidhen me zbatimin e ligjit në terren.
Ndër të arrestuarit është edhe zyrtarja policore Rozana Nokaj, e cila është ndaluar pikërisht në ditën e ditëlindjes së saj.
Rozana Nokaj ka mbushur sot 20 vjeç, por kjo ditë do të mbetet e paharruar për të, për shkak të zhvillimeve dramatike që e shoqëruan.
Lajmi është konfirmuar nga burime të besueshme dhe po trajtohet me seriozitet nga organet përkatëse. /Indeksonline/