Fushë-Kosovë- Një person është arrestuar dhe një tjetër gjendet në arrati, nën dyshimin se janë rrahur pas mosmarrëveshjes rreth një parkingu.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë-Kosovë, të shtunën rreth orës 11:30, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovar, pas një mosmarrëveshje rreth parkingut janë përleshur në mes vete. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe ka pranuar tretman mjekësor, dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.