Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Mitrovicë të Jugut, lëndohen tre persona

Rajoni.org mëson së sot rreth orës 16:55, ka ndodhur një shpërthim në një shtëpi në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Mitrovicë.
Poashtu rajoni.org mëson së si pasojë e shpërthimit, tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
Shpërthimi dyshohet se është shkaktuar nga një bombolë gazi.
Rastin e kanë konfirmuar edhe policia e Kosovës për portalin Rajoni.org.
“Rreth orës 16:55, policia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në rrugën ‘ Ali Pashë Tepelena”
tre persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gazi.
Policia është në vendngjarje dhe po merret me trajtimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në përgjigjen e Policisë të dhënë për rajonin