S’mund të flitet për zgjidhje politike, ka tentu ta kthejë kundër meje bashkëpunëtorin tim – RADIO STAR 96.4

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka akuzuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për veprime të fshehta dhe të pandershme ndaj tij, duke thënë se kjo është arsyeja pse nuk mund të arrihet një marrëveshje politike me të.
Në një intervistë në emisionin “Debat Plus”, Haziri akuzoi Kurtin se ka ndërhyrë në rrethin e tij të ngushtë politik dhe familjar, duke tentuar të ndikojë tek bashkëpunëtorët e tij.
“E ka hangër drekën të axha jem dhe ka fol për mu. Në shpi brenda në dhomë. Pse me fton mu për takim kur s’ka lanë shtëpi pa hi, bashkëpunorin tim më të ngushtë politik e ka thirrë i ka thanë hajde ulu të garantoj që shkruj çka po don dhe dalim folim kundër Lutës. Kjo ështa arsyeja pse nuk mundesh me bë zgjidhje politike kur mundohesh me bë zgjidhje mbrapa shpinës së njerëzve.” – tha ai mes tjerash në “Debat Plus”.