maxresdefault

Sveçla konfirmon arrestime të reja në Kaçanik, lidhur me vrasjen e rreshterit Lika dhe sulme të planifikuara

Sveçla konfirmon arrestime të reja në Kaçanik, lidhur me vrasjen e rreshterit Lika dhe sulme të planifikuara


KosovaNews ka raportuar ekskluzivisht më herët për një aksion të gjerë të Policisë së Kosovës në komunën e Kaçanikut, i cili lidhej me hetimet për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika dhe dyshimet për veprime me motive terroriste. Në vazhdën e këtij operacioni, ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se janë realizuar arrestime të reja, ndërsa aksioni po vazhdon ende dhe priten zhvillime të mëtejshme.

“Tashmë është publike që ka arrestime të reja. Numri përfundimtar ende nuk dihet, për shkak se aksioni është duke vazhduar. Gjitha institucionet ligjzbatuese janë të vendosura që të luftohet çfarëdolloj ekstremizmi apo dhune që dëmton institucionet dhe pjesë e saj, dhe vetë popullin e saj”, ka thënë Sveçla.

Kliko lajmet posht

Leave a Reply

turqisht.com
Merrni njoftimet per lajmet e fundit PO JO