Syla: Pa ndryshim të rezultatit zgjedhor, VV do ta ripropozojë Albulena Haxhiun

Analisti Donat Syla ka komentuar situatën politike në vend duke theksuar se në rrethana normale partia më e madhe e dalë nga zgjedhjet do të duhej të ofronte kompromis për formimin e institucioneve, pasi matematikisht ka më shumë mundësi të gjejë zgjidhje.
Syla thotë se në rast të dështimit të zgjedhjes së Albulena Haxhiut në krye të Kuvendit dhe rikthimit në zgjedhje të reja, zhbllokimi i situatës do të varej nga fakti nëse ndonjëra nga partitë opozitare, PDK ose LDK, do të arrinte të dalë e para para Vetëvendosjes.
Megjithatë, ai shpreh skepticizëm se një ndryshim i tillë mund të ndodhë duke theksuar se nuk pret që VV të bjerë nga 42% në 20%, dhe as që PDK apo LDK do të rriten për 10-15% për të përmbysur rezultatin.
“Nëse pas zgjedhjeve të reja VV del me rezultat më të ulët se tani, sërish Albulena Haxhiun do ta propozojë për Kryetare të Kuvendit. Pra, jemi lidhur PYKE mes vete bash për qejf të Vuçiqit dhe Serbisë duke ua lënë duart e lira,” ka përfunduar Syla. /Kosova.info/